
Ne filmin e paharrueshem te animuar “Ne kerkim te Nemo-s”, peshkaqeni i tmerrshem Bruce buzeqeshte teksa kercenonte prete e tij. E njejta gje ka ndodhur edhe me nje zhytes i cili ka arritur te fotografoje nje peshkaqen qe ben te njejten buzeqeshje si personazhi i animuar.
Shkrepja eshte realizuar nga Amos Nachoum, nje 59 vjecar, ekspert ne zhytjet qe kane si objektiv studimin nga afer te krijesave detare.
Takimi “koke me koke” me kafshen e gjate 4 metra ka ndodhur ne afersi te bregut meksikan te Guadalupe.
Fotoja te kujton personazhin Bruce ne filmin e 2003-shit te Pixar/Disney, ku peshkaqeni i bardhe me 202 dhembet e tij, kerkon te binde gjithnje veten se peshqit e tjere jane miqte dhe jo prete e tij.
Edhe pse mjafton vetem era e gjakut per te treguar natyren e tij te vertete.
Top Channel