Zakiri, jeta e ujgurit 38 vjecar

02/11/2009 18:55

Prej tre vjetesh, Tirana eshte streha e nje njeriu, tashme i padeshiruar gjithandej. Zakerian Hasan, 38 vjecari ujgur, njeri nga te pestet e famshem qe mberriti ne Shqiperi ne ne fund te nentorit 2006, tani ka nisur nje jete teresisht te re.

Zakiri ka fituar mbrojtjen e shtetit shiptar i cili i ka siguruar atij nje banese me qera dhe nje pagese minimale si kuote mbijetese. Megjithate jeta e nje te arratisuri nuk mund te jete kurre e qete, sado i mbrojtur te jete nga shteti prites.

“Eshte shume e veshtire. Njerezit nganjehere nuk te kuptojne dhe ata mendojne shume gjera per ty, gjera qe per mua jane keqkuptime. Eshte shume e veshtire qe te komunikosh ne nje mjedis qe nuk e njeh”, shprehet Zakiri.

Shpesh ai ndjen peshen e shikimeve te dyshimta dhe paragjykimeve dhe na thote se paragjykimet per te shkuaren e tij i ndesh edhe ne kete vend prites.

“Disa njerez na keqkuptojne. Shume gjera jane thene per ne dhe disa njerez nuk jane miqesore. Kjo na ndodh gjithandej, ne te gjithe boten”, thote ai.

Zakeri eshte nder banoret me te heshtur dhe me te vetmuar ne lagjen ku banon ne Komunen e Parisit, megjithate kjo nuk e ben ate te padukshem.

“Shikon punen e vete, nuk perzihet me njerezit e pallatit, nuk i shpjegon njeriu problemet e tij. Kur e kane marre vesh banoret e lagjes se eshte arab, kane kujtuar se eshte nga ata, terroristet”, shprehet nje i ri, banor i lagjes.

Dyshimet mbi te e bejne shume te veshtire te pasurit e nje jete normale. Refugjati ujgur e ka shume te veshtire te gjej nje pune te cfardoshme.

“Eshte shume e veshtire te gjesh pune ketu. Disa miqte e mi me kane thene qe edhe sikur kryeministri te me marre per dore do te jete shume e veshtire qe te te ofrojne nje vend pune”, thote Zakiri.

Forca e tij ka ngritur krye mbi te gjitha veshtiresite qe i ka sjelle jeta. Zakiri prej dy vjetesh studion ne nje universitet privat, ku pret te diplomohet ne fakultetin e shkencave politike per marredhenie nderkombetare. Sot ai nuk mund te punoje, por mendon se pas studimeve mund te gjendet nje mundesi.

“Shume kompani dhe investues vijne ne kete universitet per te kerkuar specialist bankash etj, ndaj besoj se studentet e ketij unniversiteti kane te ardhme”, thote ai.

Miqte e Zakirit numerohen me gishta edhe ai vete pranon se nuk ka shume te tille, por shoket e klases thone se ai eshte shume miqesor.

Gjithe kohes duket sikur Zakirin e mbulon nje qetesi olimpike, por ne te vertet brendia e qenies se tij nuk eshte e tille kur kujton ndarjen per se gjalli nga familja: gruaja dhe dy vajzat, te cilat ai ndoshta nuk do t’i shikoje me kurre.

“Eshte shume e veshtire te jetosh i ndare dhe shume e veshtire t’i sjelle ato ketu”, shprehet Zakiri.

Ai nuk mund te kthehet me ne vendin e tij sepse fundi eshte i paparashikueshem dhe nga ana tjeter as familjen nuk e terheq dot.

Asnjehere nuk do ta kishte menduar se fati do ta detyronte te bente nje jete vetmitare ne Shqiperi, ashtu sic nuk mund te parashikoj se si do te jete e nesermja per te.

“E vetmja gje qe duhet te ndryshoje eshte vetem nje, presidenti i vendit. Por me tej s’dihet se c’mund te ndodhe: mund te jete me mire ose me keq”, perfundon Zakiri.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel