Klientet me te mire te muzikes? Piratet

02/11/2009 16:10

Piratet mund te jene zona e erret e industrise muzikore, por ata jane edhe klientet me te mire te saj.

Perfundimi ka dale nga nje studim anglez i kryer nga shoqeria e kerkimeve “Ipsos Mori” dhe rezultatet e tij duhet te kthejne buzeqeshjen tek drejtuesit e shtepive diskografike: Kush shkarkon muzike ne internet ne menyre te paligjshme, ka tendence te bleje me shume muzike te ligjshme.

Keta konsumatore kane tendencen te shpenzojne rreth 36 euro me shume nga ata qe nuk merren me pirateri.

Autoret e kerkimit kane intervistuar rreth 1000 persona te moshes 16-50 vjec te pajisur me akses ne internet dhe kane zbuluar se 1 ne 10 pranonte se shkarkonte muzike te mbrojtur nga “copyright”.

Shumica e tyre shpenzonte shuma te medha edhe per blerjen ne menyre te ligjshme te muzikes.

Top Channel