Tragjedi amerikane, 6 trupa ne shtepine e perdhunuesit

01/11/2009 10:30

Nje tjeter tragjedi amerikane nga ato qe bejne xhiron e botes ne pak ore, ka tronditur vendin.

Behet fjale per shtetin e Ohajos, ne Kleveland ku ne shtepine e nje burri jane gjetur 6 trupa te pajete. Policia nisi hetimin per Anthony Sowell, i cili dyshohej per perdhunimin e nje femre, por ajo qe duhej te ishte nje kontroll rutine ne shtepine e tij, ka rezultuar zbardhja e nje tragjedie.

Gjate kontrollit te shtepise, policet kane gjetur 6 trupa te pajte. Sowell eshte arrestuar edhe ne vitin 1989 kur u denua me 15 vjet heqje lirie per perdhunim.  

Top Channel