
Jeta e saj eshte e lidhur ngushte me profesionin human te mjekes. Cdo gje rreth saj eshte e perfshire ne kenaqesine e te priturit nje jete te re. Kjo eshte Rubena Moisiu, e cila mbart mbi vete pergjegjesine e dy jeteve njerezore sa here qe duhet te perballet me nje akt lindjeje.
Dita nis ne maternitetin “Koço Gliozheni” ne Tirane. Per ore te tera Rubena humbet ne rutinen e punes.
Detyra si drejtoreshe e ketij institucioni dhe profesioni i saj i bukur, por i veshtire ben qe Rubena, te harroj gjithcka ndodh pas deres se ambienteve spitalore.
Duke shoqeruar Rubenen per gjate disa oreve veme re, se perkujdesja dhe miresjellja e saj nuk u dedikohet vetem pacienteve. Ajo eshte per te gjithe nje mikeshe.
“Rubena si njeri ne radhe te pare eshte nje shoqe shume e mire dhe ne marredhenie me pacientin gjithmone rezaton miresi”, thote nje kolege e punes.
Natyra sportive qe e karakterizon dhe natyrshmeria, ka bere qe miqte t’i ruaj prej vitesh, nga koha e gjimnazit e deri me sot.
Pasionante per ate çka eshte, Rubena mundohet te gjeje hapesira te lira ne jeten e saj te perditshme.
Vetem pak muaj me pare, njeriu qe ka ndihmuar ardhjen ne jete te mijera femijeve, e pa veten gjyshe.
Dashuria dhe vemendja kryesore jo vetem e Rubenes, por edhe e pjestareve te familjes, i kushtohet tashme Sofise se vogel.
“Kemi shume vite martuar, 27 vjet se bashku, kemi dy goca te mrekullueshme dhe nje mbese qe na ka ndryshuar jeten”, shprehet Fatmiri, bashkeshorti i Rubenes.
Por jo vetem nje profesioniste ne punen e saj e nje gjyshe e perkushtuar, edhe per vajzat, Emin dhe Jonen, Rubena eshte nena te cilen te gjithe ia kane zili.
“Marredhenia me mamane time ka qene shume e natyrshme, pasi me te isha tamam si nje shoqe. Ne shume aspekte une e adhuroj”, thote Jona.
Gjithkund per te flitet mire, por jo gjithnje perkushtimi ndaj profesionit i pelqen cdokujt. Emi dhe Jona, e duan mamame e tyre pak me afer tyre.
“Punon shume. Do doja ta kisha gjithnje prane meje”, shprehet vajza tjeter, Eni.
Bota qe ajo perfaqeson eshte e bukur, vitet qe ikin mbi eshte i veshtire t’i dallosh. Rubena perfundon nje dite te sajen, per te pritur nje jete te re, neser.
Top Channel