Klinton kritika Pakistanit per luften anti terror

30/10/2009 03:50

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ne viziten e saj ne Pakistan ka kritikuar Islamabadin per mosimpenjim sa duhet ne lufte kunder Al Kaedas.

“Me duket e cuditshme qe asnje ne qeverine tuaj nuk e di se ku strehohen udheheqesit e Al Kaedas dhe se s’mund t’i kapin ata edhe ne rast se do te deshironin. Ndoshta ky eshte problemi, ndoshta ata jane vertet te pakapshem”, eshte shprehur Klinton ne nje interviste ne Lahore.

Shtepia e Bardhe pretendon se udheheqesit kryesore te Al Kaedas si dhe pergjegjesit e 11 shtatorit strehohen ne zonat e thella malore ne kufirin mes Afganistanit dhe Pakistanit.

Top Channel