Facebook fiton gjyqin ndaj mbretit te spam-eve

30/10/2009 11:35

Facebook fiton betejen ligjore kunder Sanford Wallace, mbretit te “spam”-eve.

Rrjeti social kishte hapur nje ceshtje gjyqesore ne San Jose te Kalifornise, kunder Wallace dhe e ka fituar duke perfituar plot 711.2 milione dollare demshperblim. Sipas Facebook, Wallace kishte hyre ne adresat e disa pjesetareve te ketij komuniteti, duke vendosur mesazhe te huaja.

“Edhe pse e dime se nje pjese te mire te parave nuk kemi per ta marre asnjehere, shpresojme qe nje gje e tille mos te ndodhe ne te ardhmen”, thote nje zedhenes i rrjetit te famshem. Nga ana tjeter Wallace nuk ka bere asnje koment per vendimin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta