Presidenti amerikan Barack Obama i ka bere homazhet e tij 18 amerikaneve te vrare ne Afganistan.
Trupat e 15 ushtarakeve dhe tre agjenteve te anti-droges u transferuan ne morgun e nje baze ushtarake ne afersi te Uashingtonit. Presidenti eshte takuar gjithashtu ne menyre private me familjaret e viktimave.
Paraardhesi i tij, George W Bush kishte vizituar familjaret e ushtareve te vrare, por nuk kishte qene kurre i pranishem kur trupat kane mberritur ne baze.
Gjithashtu, Bush nuk ka shkuar kurre ne ceremonite mortore, duke deklaruar se preferonte qe te takohej me familjaret ne menyre private.
Presidenti Obama, i cili ishte veshur me nje pallto te erret, u shoqerua per ne baze, qe ndodhet 100 milje larg Shtepise se Bardhe, me nje helikopter te marines.
Top Channel