Bloomberg, 250 mln dollare rizgjedhjen ne New York

28/10/2009 09:15

Michael Bloomberg thyen nje rekord amerikan persa i perket shpenzimeve qe ai ka bere per t’u rizgjedhur ne krye te bashkise se New York.

Manjati amerikan ka shpenzuar plot 250 milione dollare per te drejtuar per te tretin mandat rresht “Mollen e madhe” dhe sipas parashikimeve, kunnershtari i tij eshte shume larg ne kete gare. Miliarderi, pasuria e te cilit llogaritet te jete 16 miliarde dollare, qendron i pari ne liste me 18 pike avantazh nga kundershtari i tij, William Thompson i mbeshtetur nga Partia Demokratike.

Sondazhi i fuindit i Quinnipiac University ka nxjerre rezultatet ku Bloomberg me 53 %, i ndjekur nga Thompson me 35 %, ndersa 10 % e zgjedhesve jane te pavendosur. “New York Times” shkruan se shpenzimet e Bloomberg jane marramendese, kundershtari i miliarderit ka shpenzuar vetem 6 milione dollare. Kjo eshte nje nga ato perballje ku Davidi do te vihet perballe Goliades, por kete here me shume gjasa miti do te thyhet dhe parashikohet te fitoje ai qe ka me shume muskuj.

Nje shume te perafert ka shpenzuar ish senatori Jon Corzine, por 130 milioneshi i tij as qe mund te krahasohet me shumen e shpenzuar nga Bloomberg. Ne zgjedhjet paraprake republikane te vitit 1996 dhe 2000, Steve Forbes shpenzoi 114 milione, por ai nuk mundi te kualifikohej per ne garen finale te Shtepise se Bardhe.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta