Popujt do te shpetojne planetin

27/10/2009 13:05

Nese Obama dhe Hu Jintao nuk do ia dalin te reduktojne clirimin e gazit te demshem, nuk duhet te shqetesohemi, sepse do te jene vete popujt qe do te shpetojne planetin me sjelljet e tyre me te kujdesshme energjitike dhe ambientaliste.

Mund te duket e cuditshme, po vete kujdesi i njerezve mund te kete ate rezultat sa edhe protokolli i Kyoto-s.

Konkluzioni ka dale nga nje studim, i cili eshte publikuar sot ne Proceedings of the National Academy of Science (PNAS) te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Nje grup sociologesh, ekonomistesh dhe ambientalistesh tregojne se ne harkun e nje dhjetevjecari mund te ulet ne nivel te ndjeshem clirimi i gazit te demshem.

Po cilat jane disa prej aksioneve qe mund te bejne vete njerezit per te mbrojtur globin dhe per te ruajtur ‘shendetin’ e klimes?

Ne shtepi

Fillimisht duhet bere izolimi termik i ndertesave, me qellim ngrohtesine e tyre ne dimer dhe freskine ne vere, sidomos kur behet fjale per taracat.
Po ashtu duhet patur kujdes me perdorimin e kondicionereve dhe ngrohesve elektrike, si dhe me larjen e rrobave ne lavatrice. Aparaturat duhet te fiken ne menyre te plote dhe jo te lihen ne pozicionin ‘stand by’.

Ne makine

Kujdes ne blerjen e makinave dhe me shume perqendrim per motorrin e tyre. Ulje e shpejtesise neper kryqezime dhe ecje ‘e qete’ ne qytet.

Top Channel