Letoni, krater meteori apo trillim?

26/10/2009 17:00

Mister i vertete ne Letoni ku nje grope e madhe me diameter 15 metra dhe thellesi 5 metra eshte krijuar ne nje fshat te vendit Balltik.

Behet fjale per nje ktarer te krijuar nga perplasja e nje meteori te vogel apo eshte nje sajese per te terhequr vemendjen? Sipas zjarrefikesve te zones nuk ka te plagosur, ndersa zona nuk eshte e ndotur nga perberes radioaktive apo kimike.

Behet fjale per fshatin Mazsalaca ku banoret kane dhene alarmin pas rrezimit te nje objekti nga qielli. Sipas gjeologut Uldis Nulle, pershtypjet e para jane se behet fjale per nje meteor sepse te gjitha provat e konfirmojne nje gje te tille. Ai shton se do merren kampione nga terreni dhe do analizohen ne Riga.

Nga ana tjeter, natyralisti Dainis Ozols shprehet se mund te behet fjale per nje trillim. Ai shton se gropa mund te jete hapur gjate nates, duke hedhur ne brendesi te saj nje lloj materiali piroteknik qe eshte vene re edhe nga banoret e zones.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA