Thaci terheq premtimet financiare
24/10/2009 15:15
Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci vijoi sot me fushaten elektorale ne Llapin, ku ndryshe nga heret e tjera nuk ka saktesuar shumen e parave qe qeveria e tij do te investoje ne kete komune.
Gjate fushates Thaci u tha banoreve vetem se qeveria e tij do te mbeshtese projektet e pushtetit vendor ne kete komune.
“Komuna e Podujeves do te kete mbeshtetjen e qeverise se Kosoves. ju do te perfitoni shuma te medha, sic ka perfituar edhe Gjilani e Ferizaj”, ka deklaruar Thaci.
Gjate fushatave te zhvilluara dite me pare ne komuna te tjera, si Peje, Prizren e Gjilan, Thaci ka premtuar investime qe shkojne ne qindra milione euro.
Top Channel