Drejtoresha e bankes si Robin Hood

24/10/2009 17:45

Drejtoresha e nje banke ne Bonn eshte transformuar ne nje Robin Hood me fustan.

Erika B., 62 vjece, ne krye te nje filiali te “Vr Bank” ne nje fshat ne afersi te qytetit gjerman, spostonte shifra parash nga llogarite e klienteve me te pasur ne ato te te tjereve qe ishin me humbje.

E bente qe te evitonte mbylljen e tyre dhe ne asnje rast nuk ka marre nje euro te vetme.

Aktiviteti i saj si “bamirese”, eshte zbuluar dhe denuar me 22 muaj burg. Nga dhjetori 2003 ne shkurt te 2005-es, Erika B. ka transformuar rreth 7.6 milione euro nepermjet 117 transaksioneve te ndryshme nga llogarite rrjedhese “te renda” tek ato “te lehta”.

Me pas, sapo ka arritur qellimin e tij, domethene sapo klientet e varfer kalonin rrezikun, ritransferonte parate ne llogarite e meparshme.

Ne nje fare pike keto levizje kane krijuar nje deficit prej 1.1 milione eurosh, keshtu filloi edhe hetimi.

Ajo qe eshte e sigurt, sipas Bild, eshte se Robin Hood-ja gjermane nuk ka perfituar ne asnje rast dhe tani ka humbur gjithcka: eshte pushuar nga puna, jeton me 1 mije euro ne muaj me pension minimal, nuk ka prona dhe sigurim per jeten.

Top Channel