Irani dhe nderkombetaret duket se po i japin nje zgjidhje te ndermjetme ceshtjes se programit berthamor.
Rusia i ka ndezur driten jeshile dokumentit qe parashikon pasurimin e uraniumit te Iranit ne nje vend jashte territorit te shtetit islamik. Lajmin e ben te ditur ministri i Jashtem i Kremlinit, Sergei Lavrov. “Jemi dakort me kete propozim”, tha Lavrov duke iu referuar dokumentit te prezantuar nga Agjencia Nderkombetare per Energjine Berthamore.
Dokumenti qe duhej te miratohej brenda dites se sotme parashikon qe Irani t’u dorezoje 75 % (1200-1500 kg) te rezervave te tij te uraniumit Rusise dhe Frances. Uraniumi do pasurohet deri ne masen 20 % dhe me pas do t’i dorezohet Teheranit qe pretendon ta perdore per reaktoret berthamore.
Top Channel