Astrit Salihu u ka premtuar banoreve te lagjes “Fusha e Pajtimit” se me ardhjen e tij ne krye te komunes se Prishtines, do t’iu gjeje banesa dhe nuk do t’i lere ata neper konteinere.

Kandidati i PDK-se ka vazhduar ta fajesoje qeverine vendore te Prishtines se nuk ka bere asgje per njerezit e pastrehe.

Nderkohe, femijet e kesaj lagjeje e kane pritur Salihun me postera te kandidatit te LDK-se, Isa Mustafa.

Ky i fundit, nga ana tjeter, ka vazhduar fushaten ne lagjen “Kodra e Trimave” ne Prishtine.

Ne oret e mbremjes ai eshte takuar me perkrahesit e tij ne shkollen fillore “Zenel Hajdini” ne Prishtine. Me kete rast Mustafa iu ka bere thirrje qytetareve qe t’i besojne edhe mandatin e dyte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA