Nuk jane gjetur gjurme lendesh helmuese ne kampionet e mara nga 130 nxenesit kosovare, te cilet u shtruan pak jave ne pare ne spital, pasi paraqiten simptoma te helmimit.
Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, te cilat saktesojne se laboratori gjerman ne Berlin, ku u derguan kampionet per analiza, i ka perfunduar ato.
Zedhenesi i Ministrise kosovare te Shendetesise, Faik Hoti ka deklaruar se kreut te ketij dikasteri, ministrit Alush Gashi i kane mberritur rezultatet e analizave, te cilat e perjashtojne mundesine e helmimit te nxenesve.
“Kampionet e gjakut qe jane derguar per analiza ne Berlin kane rezultuar negative. Kampionet jane kryer ne dy institucione shume profesionale dhe nga to nuk ka rezultuar asnje prani e lendeve toksike”, ka deklaruar Hoti.
Top Channel