Politika e jashtme greke do te insistoje ne zbatimin e hartes rrugore per integrimin evropian te vendeve te Ballkanit Perendimor. Kete objektiv e ka prezantuar ministri i Puneve te Jashtme, Dimitris Drutsas.
Ne funksion te ketij objektivi, zyrtari i larte grek, sipas BBC, vecoi propozimin e bere nga kryeministri i tanishem, Jorgos Papandreu ne samitin e BE-se te Selanikut, ne qershor 2003, per krijimin e nje “Harte Rrugore”, me qellim integrimin e vendeve te Ballkanit ne Bashkimin Evropian.
Sipas Drutsas, kjo eshte nje perqasje strategjike, me qellim qe vendeve te rajonit t’u ofrohet nje grafik konkret keshtu qe edhe ata te besojne ne realizimin e aspirates se tyre.
Ai tha se viti 2014 perben nje afat optimal te mjaftueshem qe vendet e rajonit te bejne pergatitjet e nevojshme per integrimin e tyre.
Ai tha se modeli i Bashkimit Evropian duhet te zbatohet edhe ne Ballkan dhe theksoi se vete Bashkimi Evropian ka detyrim ndaj ketyre vendeve qe t’i ndihmoje per integrimin e tyre dhe t’i mireprese ne familjen evropiane.
Top Channel