Forcat greke te policise kane arrestuar per disa ore dy eksponente te partise se ekstremit te majte “Syriza” si dhe dy gazetare pas dhunes se ndodhur ne lagjen “Eksarqi” te Athines.

Sipas informacioneve te shperndara nga policia rreth 30 persona kane sulmuar disa  agjente te policise ne lagjen “Eksarqi” pasi keta te fundit kishin hyre ne nje librari ne momentin qe aty po kryhej nje prezantim libri. Pikerisht ky ka qene moment kur forcat e rendit jane sulmuar. Agjentet kane reaguar duke arrestuar disa dhjetra spektatore mes te cileve edhe dy eksponentet e se majtes ekstremiste dhe dy gazetaret.

Lagja “Eksarqi”, e kthyer shpesh ne arene e dhunes se anarkiste prej ditesh ndodhet nen nje patrullim te rrepte te policise helene, urdher ky i nxjerre nga ministri Brendshem, Mihalis Krisokoidhis.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta