Kandidati i LDK-se per Prishtinen, Isa Mustafa i eshte pergjigjur pozitivisht kerkeses se kandidatit te PDK-se Astrit Salihu, per nje debat televiziv ne prag te zgjedhjeve lokale.

Mustafa ka deklaruar se eshte i gatshem te shpalose vizionin e tij per te qeverisur komunen e Prishtines.

“Pres me padurim te shpalos vizionin tim per rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve te punes per te rinjte, si dhe per permiresimin e infrastruktures, per ta bere jeten ne Prishtine sa me te mire”, ka deklaruar Mustafa.

Me tej kandidati i LDK i ka bere thirrje Salihut qe te terhiqet nga deklaratat e tij per fitore dhe t’i lere vend vendimit te qytetareve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA