Nenkryetari i LDK-se, Lutfi Haziri ka kritikuar sot ministrat e kabinetit Thaci, te cilet sipas tij nuk po bejne detyren e tyre por po marrin pjese ne fushaten elektorale.

Haziri ka deklaruar se fushaten duhet ta bejne kandidatet e partive dhe jo ministrat, te cilet ne disa raste premtojne edhe shuma te medha parash.

Duke folur ne nje konference per shtyp, Haziri ka theksuar se i vetmi qe po ben detyren e tij eshte presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, njekohesisht kryetar i LDK-se.

Me tej numri dy i kesaj partie ka hedhur poshte lajmet e publikuara ne media se LDK eshte ndare ne dy fraksione, duke thene se partia eshte me e bashkuar se kurre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA