Con ne gjykate pas 27 vjetesh vrasesin e vajzes

22/10/2009 16:45

E ka ndjekur per 27 vjet rresht duke ia dale mbane ta dorezoje para drejtesise franceze. Behet fjale per shtetasin francez Andre Bamberski, vajza e te cilit vdiq ne vitin 1982 ne moshen 14 vjecare.

Historia nis pikerisht nga dita kur vdiq vajza e tij Kalinka, e cila u gjet e pajete ne shtepine e kardiologut gjerman, Dieter Krombach. Bamberski nuk pranoi se e kishte ndjekur prej vitesh mjekun, duke e sjelle para drejtesise franceze ne menyre private. Sipas avokatit te mjekut, Krombach u rrembye te shtunen ne mbremje ne Bavari.

Bamberski eshte shprehur se nuk di asgje per rrembimin, por eshte pikerisht nje kosovar me banim ne Austri, ai qe pranoi rrembimin e mjekut. Kalinka u gjet e pajete ne vitin 1982, por ekspertiza e nxorri te pafajshem ne ate kohe mjekun gjerman. Sipas te atit, shoket e mjekut manipuluan te dhenat e autopsise qe e nxorren ate te pafajshem.

Ne vitin 1985 Bamberski fitoi te drejten per nje tjeter ekspertize qe vertetoi dhunen e ushtruar ndaj vajzes. Ne vitin 1995 Krombach u denua me 15 vjet heqje lirie nga nje gjykate ne Paris dhe u kerkua ekstradimi i tij, por autoritetet e dy vendeve nuk e vune ujin ne zjarr, duke bere qe babai i viktimes te vihej ne kerkim te mjekut.

Bamberski kerkoi ne gjithe Gjermanine, duke kaluar nje pjese te madhe te jetes ne kerkim te mjekut. Per kete ceshtje ka reaguar edhe ministri bavarez i Drejtesise, Beate Merk qe e ka cilesuar “te papranueshme” cdo forme “vetegjygjesie”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA