Barcelone, dysheme pasqyre ne aeroport

22/10/2009 14:00

Terminali T1 i aeroportit El Prat ne Barcelone te Spanjes, i sapoinauguruar ka nje bukuri marramendese…pak me shume sec duhet ne fakt, pasi dyshemeja eshte aq e shkelqyeshme sa duket si nje pasqyre.

Ne te duken qarte kembet dhe te mbathurat e udhetareve dhe te stjuardesave me fund.

Pas elozheve te bera pas inaugurimit, shkelqimi dhe ndricimi eshte shoqeruar me denoncimet e zonjave, te cilat shkelin per here te pare ne terminal.

Ato duhet te ecin me shume kujdes per te mos ekspozuar ato gjera qe nuk duhet para te tjereve.

“Sapo e pashe terminalin mbeta e mahnitur, por me pas kuptova se isha ne siklet pasi te mbathurat e mia po ekspozoheshin qarte ne dysheme”, tregon nje pasagjere.

Luks i papare ne terminal, ama te gjitha vajzat dhe zonjat duhet te kene kujdes dhe te veshin pantallona (e kemi fjalen per ato pak shqiptare qe u bie rruga ne kete aeroport)…fundet lerini ne valixhe!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA