“Emriâ€, Rehn: Referendumi i rrezikshem
22/10/2009 14:25
Komisioneri evropian per Zgjerimin, Oli Rehn u ka sugjeruar zyrtareve maqedonas qe te mendohen dy here persa i perket mbajtjes se referendumit per ceshtjen e emrit kushtetues.
Sipas Rehn, referendumi nuk do te bente gje tjeter vecse do te komplikonte situaten.
“U takon zyrtareve te ketij vendi te vendosin. Por une mendoj se ata duhet te mendohen dy here, pasi referendumi do te hapte Kutine e Pandores dhe do t’i komplikonte me tej gjerat”, ka deklaruar Rehn.
Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski, ka deklaruar disa here se ceshtja e emrit, edhe nese arrihet zgjidhja me Greqine, do te vendoset me referendum popullor.
Top Channel