Vjollca Sallaku, artizania e perpunimit te floririt

21/10/2009 19:35

Jane duart e Vjollca Sallakut qe prej 38 vitesh copezat e floririt i shnderrojne ne bizhuteri.

Unazat, varset dhe byrzylyket shume te lakmuar nga zonjat dhe zonjushat, jane te punuara ne menyre artizanale nga 52 vjecarja nga Tirana.

Vjollca ishte vetem 14 vjec kur nisi te punoje me medaljen e cmuar ne ndermarrjen e riparim-sherbimit, e vetmja qe i lejohej te perpunonte floririn ne Shqiperi deri ne vitin 1990.

“Kur kam ardhur isha shume e vogel, shume e re dhe jam shqetesuar si ta mesoja zanatin sa me mire”, thote Vjollca.

Pas mbylljes se ndermarrjes ajo e vijoi zanatin e saj ne nje ambjent ku ari perpunohet me dore.

“Me keto pajisje punohet ne menyre artizanale. Qe nga shkrirja dhe deri ne pefundimin e unazes cdo gje behet me dore”, shpjegon Sallaku.

Artizania e shkrin floririn ne nje temperature prej 1064 gradesh.

“Pasi e shkrijme une i bej analizen e karatit”, sqaron Vjollca.

Pasi ta shnderroje ne nje rreth fejese, floriri qe e humb ngjyren per shkak te boracit, i nenshtrohet nje tjeter procesi.

“Pasi e kam bere kete pune filloj dhe e petezoj tek makina”, thote artizania.

Tashme floriri eshte gati per te marre formen.

“E modeloj, pastaj vashdoj punen duke ngjitur unazen dhe me pas peshoj gramaturen qe me ka lene klienti”, shprehet Vjollca.

Puna nuk ka mbaruar ketu, pasi procesi kalon tek pasija qe i kthen shkelqimin metalit te cmuar brenda pak minutash.

“Pas kesaj unaza eshte e gatshme”, thote ajo.

E gjithe kjo pune artizanale nder keto vite e ka bere Vjollcen nje njohese te mire te floririt.

Edhe pse shumicen e viteve e ka kaluar mes floririt, ajo vet nuk i ka pasion bizhuterite, por eshte thjesht nje artizane dhe ari eshte thjesht lenda a pare e punes se saj.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta