Kandidati i PDK-se per Prishtinen, Astrit Salihu ka vazhduar kritikat ne adrese te kryetarit te deritanishem, Isa Mustafa.

Ai ka vizituar qendren tregtare ne rrugen “Ilaz Kodra” ne kryeqytet. Salihu ka thene se Isa Mustafa kishte premtuar ngritje te ekonomise dhe hapje te vendeve te reja te punes, nderkohe qe ne po shohim te kunderten.

“Eshte permtuar nje ekonomi me e mire, por ju e shikoni vete se si eshte situata”, ka deklaruar Salihu. Ai ka theksuar se perderisa bizneset po zhvillohen ne rruge, kjo qender tregtare me shume po sherben si qender narkomanesh, se sa per destinimin qe e ka.

Salihu ka thene se ky eshte edhe nje premtim i thyer i Isa Mustafes, mungese e vizionit, si dhe deshtim total ne zhvillimin ekonomik.

Nderkohe, kandidati per Prishtinen nga radhet e Lidhjes Demokratike te Kosoves, Isa Mustafa akuzoi kryeministrin Hashim Thaci se po ben dallime politike duke premtuar investime qindra milioneshe vetem ne komunat ku mendon se do te fitojne kandidatet e partise se tij.

Isa Mustafa ishte sot ne fshatin Keqekolle te komunes se Prishtines. “Une s’do te bej gabimet qe po ben kryeministri”, ka deklaruar Mustafa.

Kandidati i LDK-se, i cili aktualisht eshte edhe kryetar i komunes se Prishtines, garantoi se do te punoje ne baze te ligjit e jo politikes.

Besnik Tahiri, kandidat per Prishtinen nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves premton perkrahje per bizneset e vogla dhe te mesme. “Sipermarresit e Prishtines jane ne prag falimentimi dhe kjo tregon se ka krize”, ka deklaruar ai.

Ndersa bisedoi me disa pronare dyqanesh ne lagjen Dardania, Tahiri premtoi lehtesira qe ulin shkallen e tatimit per ndermarrjet qe gjenerojne me shume se 10 vende te reja pune dhe per kompanite e huaja qe jane te interesuara te hapin biznesin brenda rajonit te kryeqytetit.

“Prioritet absolut i punes sime do te jete punesimi”. Keshtu ka deklaruar kandidati i AKR-LDD per kryetar te komunes se Prishtines, Vegim Gashi.

Gashi ka vazhduar fushaten duke u takuar me punekerkuesit e krahut, te cilet dalin cdo dite neper rruget e kryeqytetit.

Ndryshe nga kandidatet e tjere, Gashi ka thene se ka plane konkrete per punesimin dhe zbutjen e problemit te varferise.

“Nje prej aktiviteteve te mia prej dites se pare, e kam theksuar edhe me heret, do te jete krijimi i nje konference donatoresh per themelimin e nje fondi, i cili do te ndihmoje zhvillimin e ekonomise, do te kontribuoje ne zvogelimin e papunesise dhe do te ndihmoje ne zhvillimin me te avancuar te sherbimeve sociale per kete kategori te njerezve te varfer”, ka pohuar Gashi.

Gashi ka vendosur kurora me lule edhe tek permendoret e  Enver Malokut, ish-gazetar dhe studentit te mjekesise Armend Dacit, te cilet jane vrare gjate luftes.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta