Australi, pema e shpeton nga aligatoret

21/10/2009 13:55

Australia eshte nje nga vendet me popullsine me te madhe te aligatoreve ne planet.

Por keto lloj kafshesh qe preferojne te jetojne ne lumenj, paraqesin nje rrezik te madh edhe per te gjithe banoret e zonave perreth. Vite me pare nje grup turistesh ngeli ne nje mocalishte me varken e tyre duke kaluar ore tmerri nen shoqerine e krokodileve, te cilet ne fund dolen fitimtare.

Kjo histori eshte xhiruar edhe ne nje film dramatik. Por pothuajse e njejta gje i ka ndodhur edhe nje peshkatari australian qe po udhetonte me varken e tij ne lumin Lynne. Ne ndryshim nga shume turiste, Stan Martell ka ruajtur gjakftohtesine, duke arritur te shpetoje. Ate e ka zene gjumi dhe kur u zgjua e pa varken e tij duke u mbytur prane nje peme. Ai ka arritur te kapet pas degeve te pemes dhe poshte kembeve te tij po lundronin 2 krokodile nga 3 metra te gjate.

“Ngela i varur ne peme duke shpresuar qe te mos thyhej sepse ishte nje peme e vdekur, por ia arriti te me mbante”, tha peshkatari ne radion ABC. Ai zbriti vetem gjate oreve te mengjesit kur ujrat u terhoqen. Gjeti telefonin satelitor dhe thirri urgjencen duke arritur te dale i paprekur nga kjo ngjarje.     

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta