Maratona ne Detroit, vdesin 3 konkurrente

19/10/2009 15:50

Tre pjesemarres ne maratonen e Detroitit kane nderruar jete per shkak te temperaturave te uleta.

Kjo maratone qe kalon dy here kufirin e Kanadase, eshte nje nga me te frekuentuarat ne SHBA, edhe pse ka nisur ne -2 grade celcius. Ne te kane marre pjese 19 mije konkurrente, por 36 vjecari Daniel Langdon, 65 vjecari Rick Brown dhe 26 vjecari Jon Fenlon nuk kane arritur ta mbyllin garen pasi kane vdekur per shkak te ajrit te ftohte qe ka hyre ne mushkerite e tyre.

Langdon vdiq gjate kilometrit te 17-te, ndersa Brown dhe Fenlon u rrezuan pertoke pasi kishin kaluar gjysmen e gares. Hera e fundit qe ne kete maratone kishte vdekur nje konkurrent ishte viti 1994. Sa per kronike, garen e fitoi Nicholas Stanko me kohen 2 ore, 20 minuta e 24 sekonda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA