Zyrtaret amerikane kane njoftuar vonesa ne shperndarjen e vaksines per gripin e derrave, ne nje kohe kur vdekjet nga virusi A/H1N1 kane kaluar nivelin e epidemise.
Vetem 28-30 milione doza do te jene te gatshme brenda ketij muaji, ka deklaruar Anne Schuchat, nga Qendra e SHBA per Parandalimin dhe Kontrollin e Semundjeve.
Sipas burimit, gripi i derrit ka pasur nje impakt te forte tek femijet, 86 prej te cileve kane vdekur gjate ketij viti.
“Numri i femijeve te vdekur nga A/H1N1 eshte me i madh krahasuar me numrin e femijeve qe vdesin ne nje sezon nga gripi normal”, ka deklaruar Schuchat.
43 femije raportohen te vdekur nga gripi i derrit qe nga data 30 gusht, 38 prej te cileve jane konfirmuar se kane ardhur si pasoje e prekjes nga virusi A/H1N1.
“Keto jane shifra shume shqetesuese. Disa nga keta femije kane pasur shendet te plote”, ka deklaruar zyrtarja amerikane.
Top Channel