Serbi, sekuestrohen 2.8 ton kokaine
16/10/2009 16:05
Agjentet e agjencise amerikane te anti-droges ne bashkepunim me homologet serbe kane sekuestruar ne Serbi nje sasi prej 2.8 tonelatash lende narkotike te tipit kokaine.
Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, sipas te cilave autoritetet policore kane arrestuar nje numer te konsiderueshem personash, shumica e te cileve shtetas serbe.
Sipas burimeve, droga kishte si destinacion tregun e vendeve perendimore dhe vlera e saj shkon ne 120 milione euro.
Kreret e DEA-s kane deklaruar se organizatat kriminale perdorin Serbine si vend tranzit per kalimin e heroines dhe kokaines per ne vendet perendimore.
Top Channel