Serbet e Kosoves: Te largohet EULEX-i
16/10/2009 16:30
Serbet e Kosoves kane hartuar nje peticion permes te cilit kerkojne largimin e misionit EULEX dhe rivendosjen e autoritetit te UNMIK-ut.
Lajmin e bejne te ditur mediat ballkanase, sipas te cilave minoriteti serb ia ka derguar peticionin presidentit te Serbise, Boris Tadic.
Po ashtu, shtojne me tej burimet, peticioni i ka vajtur edhe ambasadorit rus ne Beograd, duke pare mbeshtetjen qe Moska po i jep Serbise dhe influencen e saj ne OKB.
Nuk eshte hera e pare qe pakica serbe ne Kosove proteston ndaj pranise se agjenteve te misionit EULEX ne zonat veriore te Kosoves.
Top Channel