PDSH: Shqiptaret te kene akademine e tyre
16/10/2009 16:45
Partia Demokratike Shqiptare ne Maqedoni ka deklaruar serish sot se komuniteti shqiptar ne kete vend duhet te kete akademine e vete shkencore.
Ne nje konference per shtyp, nenkryetarja e PDSH-se Mirushe Hoxha ka kritikuar ashper akademiket dhe qeverine per thellimin e ndarjeve etnike ne vend.
“I bejme apel bashkesise nderkombetare qe te nderhyje sa me shpejt per eleminimin e kesaj qeverie, ne menyre qe te parandalohen tensionet nderetnike”, ka deklaruar Hoxha.
Reagimi i PDSH-se vjen dy dite pasi Kuvendi i ASHAM nuk miratoi kerkesen e kryesise per terheqjen e plote te enciklopedise nga tregu dhe per shkarkimin e kryeredaktorit te saj.
Top Channel