Kryetari i Kuvendi te Kosoves, Jakup Krasniqi ne nje takim me ambasadorin e ri francez ne Prishtine, Francois-Xavier Deniau, ka vleresuar mbeshtetjen e vazhdueshme te Parisit.

“Te gjitha arritjet ne Kosove jane fryt edhe i mbeshtetjes se vazhdueshme te Frances. Franca gjithnje ka ndihmuar dhe vazhdon te ndihmoje Kosoven. Kjo ndihme konkretizohet edhe ne kuader te KFOR-it dhe te EULEX-it, ku marrin pjese edhe pjesetare nga shteti freng”, theksoi Krasniqi.

Nje kontribut te rendesishem ne kuader te bashkepunimit nderparlamentar, sipas Krasniqit, Franca ka dhene edhe ne kuader te Konzorciumit te kater shteteve perendimore, i cili ka mbeshtetur disa vjet Parlamentin e Kosoves.

Top Channel