Ministri i Jashtem i Kosoves, Fatmir Hyseni ka folur perpara anetareve te Keshillit te Sigurimit per gjendjen ne Kosove dhe arritjet e qeverise e institucioneve vendore.

Sipas tij, perparime te dukshme jane vene re ne ndertimin e institucioneve mbi baza demokratike ku perfshihen edhe shume rekomandime te Marti Ahtisarit. Hyseni falenderoi edhe dy njohjet e fundit nga Jordania e Republika Domenikane si dhe shtoi se qeveria e  Kosoves do vazhdoje luften per te vendosur sundimin e ligjit ne te gjithe territorin si dhe te ruaje stabilitetin makroekonomik permes disiplines fiskale dhe buxhetore.

“Qeveria e Kosoves ka vazhduar te shqyrtoje dhe te zgjidhe shume ceshtje ne ekonomi, drejtesi, siguri dhe stabilitet ne tere Kosoven. Mireqenia e komuniteteve pakica si dhe kthimi i refugjateve te Kosoves ne shtepite dhe pronat e tyre eshte prioritet i qendrueshem derisa procesi i kthimit po vazhdon permes fondeve qeveritare. Permiresimi i kushteve ne vendet e komuniteteve pakice, vecanerisht ne vendet me shumice serbe, eshte nje ceshtje se ciles qeveria po i kushton vemendje te vecante, ndersa perparimi eshte i dukshem. Megjithate, ka nderhyrje nga Republika e Serbise, te cilat po shkaktojne pengesa ne perpjekjet tona per te permiresuar kushtet e jeteses se qytetareve serbe ne Kosove, meqe Beogradi ka vazhduar te perkrahe strukturat paralele ne veri te vendit”, shtoi Hyseni.

Me tej, ai vuri theksin ne gjendjen e trazuar qe vazhdon te jete ne veri, por shtoi se me instalimin e EULEX-it, situata eshte permiresuar. Hyseni nuk la pa permendur as zgjedhjet e 15 nentorit, duke theksuar se keto zgjedhje jane te parat qe pas pavaresise se Kosoves.

“Jane bere te gjitha pergatitjet e duhura per t’u siguruar se keto zgjedhje do te jene te suksesshme dhe do t’i permbahen plotesisht standardeve te caktuara. Me mbi 70 entitete politike te cilat me kohe jane certifikuar per te marre pjese ne zgjedhje, ne jemi te bindur se keto zgjedhje do te jene perseri zgjedhje demokratike, te lira dhe te drejta ne Republiken e Kosoves”, deklaroi kryediplomati i Prishtines. Ne vijim te fjales ai ka nenvizuar edhe ceshtje te tilla si bashkepunimi me fqinjet dhe BE-ne, duke ritheksuar perkushtimin e Prishtines per marredhenie sa me te ngushta.   

Top Channel