Pakistan, seri atentatesh, 17 te vdekur
15/10/2009 08:00
Nje atentat vetevrases ndaj nje postoblloku policie ne Kohat, ne veri te Pakistanit, ka shkaktuar te pakten 8 te vdekur.
Lajmin e bejne te ditur autoritetet lokale, sipas te cilave nje atentat tjeter ka ndodhur ne Lahore, ku kater persona te armatosur kane sulmuar godinen e policise.
Sipas burimeve, dy prej atentatoreve jane vrare, ndersa te tjeret kane arritur te penetrojne ne brendesi te nderteses.
Te njejtat burime theksojne se pervec sulmit ne fjale, ne shenjester te rebeleve eshte vene edhe nje tjeter komisariat policie, ku degjohen te shtena armesh zjarri.
Dyshohet qe ne total numri i viktimave te tre sulmeve te jete te pakten 17 te vdekur, saktesojne me tej burimet.
Top Channel