Partite kryesore ne Kosove kane nisur zyrtarisht fushaten zgjedhore per zgjedhjet lokale te 15 nentorit. LDK prezantoi programin e saj nje minute pas mesnate.
Nenkryetari Lutfi Haziri dhe kandidati Isa Mustafa shprehen bindjen per fitore. “Do ta fitoj Prishtinen edhe per nje mandat 4 vjecar”, ka deklaruar Mustafa, i cili ka theksuar se programi i LDK bazohet ne vlera demokratike.
Nga ana tjeter, edhe PDK ka prezantuar programin e saj. Kryetari Hashim Thaci ka shprehur bindjen se subjekti i tij do te arrije te fitoje ndaj LDK-se, qe tradicionalisht ka qeverisur pushtetin vendor te Prishtines.
“PDK do te vazhdoje me fitore te reja dhe me vizionin e vet per ndryshimin e Prishtines, qytetit tone te dashur”, ka deklaruar Thaci teksa prezantoi kandidatin Astrit Saliu.
Top Channel