Diskutimi rreth progres-raportit per Kosoven ka mbledhur ne nje tryeze te perbashket pjesetare te shoqerise civile, perfaqesues nderkombetare dhe drejtues te institucioneve.
Stabiliteti, zbatimi i ligjit, funksionimi i administrates publike dhe mungesa e zbatimit te strategjive per luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar ne Kosove, u vleresuan primare ne debatin e organizuar nga Klubi per Politike te Jashtme.
Gjate ketij diskutimi drejtori per Ballkanin Perendimor ne Komisionin Evropian, Pierre Mirel, riperseriti kritika te shumta ne fushen e zbatimit te ligjit. Ai tha se, perceptimi i shteteve anetare te BE-se eshte se nuk eshte bere pune e mjaftueshme per luftimin e krimit te organizuar dhe korrupsionit.
Sipas tij, kjo gjendje e veshtireson punen ne zbatimin e strategjive dhe planeve te ndryshme, nderkaq shprehu qendrimin se edhe Kuvendi i Kosoves duhet te permiresoje punen. Mirel ritheksoi se, raporti i progresit konfirmon se Kosova ka perspektive evropiane te ngjashme me vendet tjera te Ballkanit Perendimor. Me tej, ai rekomandoi te zgjerohen tregtia e lire ndermjet Kosoves dhe BE-se. Pike tjeter e rendesishme u vleresua edhe rekomandimi i Komisionit Evropian per forcimin dhe thellimin e pjesemarrjes se Kosoves ne Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit.
Ai kerkoi perpjekje te institucioneve te Kosoves per te integruar te gjitha komunitetet ne Kosoves, nderkaq i beri thirrje edhe vete serbeve te Kosoves te marrin pjese ne zgjedhje dhe te inkuadrohen ne jeten politike e shoqerore ne vend. Zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci theksoi se institucionet e vendit kane bere pune te mire ne integrimin e komuniteteve.
Nderkohe, shefi i zyres ICO-se ne Prishtine permendi ceshtjen e demarkacionit te Kufirit me Maqedonin. “Shikoj perpara ne procesin e demarkacionit te kufirit me Maqedonine. Kjo eshte dicka e planifikueshme per rajonin. Eshte gjithashtu ne interes te Kosoves, natyrisht eshte edhe ne interesat e Shkupit, pasi ky proces mund te mbyllet shume shpejt”, theksoi Peter Faith.
Top Channel