Policia greke ka shkaterruar nje organizate te trafikimit te lendeve narkotike qe vinin nga Shqiperia.

Sipas drejtorise se policise se Epirit,mbremjen e se merkures,agjente te anti-droges se kesaj drejtorie,diktuan dy automjete te dyshimta,nje furgon dhe nje veture,ne nje rruge lokale prane kufirit shqiptaro-grek,dhe i vune ne ndjekje.

Mbasi kane bllokuar rrugen dhe kane rrethuar dy automjetet, agjentet kontrolluan me kujdes ne brendesi te tyre dhe gjeten te fshehura 333 kilograme kanabis sativa ne paketime te ndryshme.

Nen pranga u vune tre anetaret e bandes, te gjithe shtetas shqiptare, ndersa hetime po kryhen edhe per gjetjen e bashkepunetoreve te tjere te organizates,te cilet ndodhen ne Athine.

Policia thote se kishte informacion prej pales shqiptare lidhur me nje sasi te madhe narkotikesh qe pritej te kalonte kufirin shqiptaro-grek gjate ketyre diteve.

Ky informacion iu percoll pales greke ne kuader te bashkepunimit midis dy policive.Tre te arrestuarit u derguan mengjesin e se enjtes ne gjykaten e Igumenices,e cila vendosi t’i lere ne burg pa afat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA