Komisioni Evropian ka propozuar dhenien e drites jeshile per perfshirjen e Kosoves ne procesin e liberalizimit te vizave.
Komisioneri per Zgjerimin, Oli Rehn ka deklaruar se mundesia ne fjale, qe u eshte dhene tre vendeve te Ballkanit, i duhet dhene edhe shtetit te ri te ketij rajoni.
Gjithashtu, zyrtari i larte evropian ka bere te ditur se Kosoves do t’i ofrohet edhe nenshkrimi i nje marreveshjeje tregtare.
“Keto masa do t’i tregojne Kosoves se afrimi me BE-ne nuk eshte dicka abstrakte, por dicka reale, e prekshme dhe me perfitime per te gjithe”, ka deklaruar Rehn.
Komisioneri ka kerkuar nga vendet anetare qe ta mbeshtesin propozimin ne fjale, pavaresisht se 5 shtete nuk e kane njohur ende pavaresine.
Ai ka shprehur shqetesimin se Kosova nese lihet jashte procesit te liberalizimit te vizave, mund te mbetet prapa ne realizimin e reformave.
Top Channel