Serbia: Ndihma ekonomike e Rusise, pa kushte
14/10/2009 16:30
Kryeministri serb Mirko Cvetkovic ka deklaruar se kredia 1 miliard dollareshe qe Rusia do t’i jape Serbise nuk ka asnje kusht.
Cvetkovic ka hedhur poshte lajmet e publikuara ne media, se ndihma ne fjale eshte kushtezuar me rritjen e monopolit rus ne tregun serb te energjise.
Aktualisht gjigandi rus “Gazprom” kontrollon 51 perqind te kompanise me te madhe serbe te energjise.
Por kreu i qeverise se Beogradit ka theksuar se cdo lloj monopoli do te demtonte integrimin e Serbise ne Bashkimin Evropian.
“Perparesia strategjike e Serbise eshte BE, ndersa Rusia dhe Shtetet e Bashkuara renditen ne vendin e dyte dhe te barabarta per nga rendesia”, ka pohuar Cvetkovic.
Top Channel