Sejdiu: Kosova, faktor paqeje ne rajon
14/10/2009 14:00
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaci priten ne Prishtine nje delegacion te Komisionit per Marredhenie me Jashte te Parlamentit te Mbreterise se Bashkuar, ku u diskutua gjeresisht per bashkepunimin e gjithanshem ne mes dy vendeve.
Sipas Telegraf, presidenti Sejdiu u shprehu parlamentareve britanike mirenjohjen e thelle per perkrahjen e vazhdueshme qe ky vend ka dhene per jetesimin e aspiratave te popullit te Kosoves per liri e pavaresi, si dhe per mbeshtetjen e pakursyer ne procesin e forcimit te institucioneve.
“Republika e Kosoves ka ndertuar institucione demokratike e funksionale dhe eshte shnderruar ne nje faktor te rendesishem per paqen dhe stabilitetin e rajonit”, tha Sejdiu.
Top Channel