Ndersa ne vendin tone bien ndjeshem temperaturat qe jane shoqeruar edhe me reshje bore ne zonat malore, vendi fqinj i Greqise perfshihet serish nga flaket.

Vatra e zjarrit eshte ne ishullin Evia ku era e furishme po e perhas me shpejtesi. Qindra turiste jane evakuuar, ndersa 150 zjarrefikes po punojne nga ajri dhe nga toka per te izoluar zjarrin. Ishulli ne fjale ndodhet rreth 150 km ne veri-lindje te Athines.

Kjo zone eshte prekur edhe nga flaket e medha te vitit 2007 ku humben jeten rreth 70 persona ne te gjithe shtetin helen. Shkaqet e renies se zjarrit nuk jane mesuar ende.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA