Prishtine, perurohet sot shtatorja e Clinton
13/10/2009 10:45
Ne Prishtine do te perurohet sot shtatorja e ish-presidentit amerikan Bill Clinton, e cila eshte vendosur ne bulevardin me te njejtin emer.
Ceremonia, e organizuar nga shoqata “Miqte e Amerikes” nen kujdesin e kryeministrit Hashim Thaci, do te nise ne oren 15.
Permes ketij monumenti populli kosovar deshiron t’i shprehe mirenjohjen ish-presidentit amerikan per nderhyrjen ndaj spastrimit etnik te udhehequr nga Sllobodan Milloshevic.
Shtatorja eshte punuar nga skulptori Izeir Mustafa, peshon 900 kilograme, eshte e gjate tre metra dhe po aq ka edhe bazamentin.
Top Channel