Moti i ftohte ka perfshire sot Maqedonine, duke shkaktuar nje renie te ndjeshme te temperaturave.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave temperatura me e ulet eshte regjistruar ne Mavrove, 5.2 grade celsius.

Ndersa ne kryeqytetin Shkup temperatura ka zbritur ne 9 grade dhe parashikohet qe ne darke te ulet edhe me tej.

Parashikime te ngjashme jane bere edhe per Manastirin dhe Ohrin, ku temperaturat pritet te zbresin ne 6 dhe 4 grade.

Burimet shtojne me tej se moti i ftohte do te shoqerohet edhe me reshje shiu, te cilat ne zonat malore mund te kthehen ne bore.

Top Channel