Pasi kishte paguar 700 euro per te dale ne menyre ilegale jashte kufirit shtetasi Ardian Syla nga Gjakova u sulmua nga nje grup qytetaresh serbe ne pjesen veriore te Mitrovices.

Pas plageve te marra ai u transportua ne Qendren Klinike Universitare ne Prishtine. Syla thote se personi i cili i kishte premtuar ndihme per te dale jashte shtetit e kishte mashtruar ate bashke me dy persona te tjere duke e lene ne lokalin “Dolche vita” ne veri te qytetit, vend i panjohur ky per viktimen.

Policia e Kosoves njoftoi se te marten eshte shenuar edhe nje rast dhune per motive etnike. Dy shqiptare jane sulmuar nga serbet ne rrugen “Mbreti Peter” ne veri te Mitrovices. Behet fjale per Faton Vocan dhe Mensur Citakun, te cilet jane sulmuar ndersa ishin duke u kthyer nga puna.
      

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta