Organizata Human Rights Watch po i kerkon Bashkimit Evropian qe te nxise qeverine e re te Greqise te ndaloje ate qe ajo e quan “trajtim abuziv te emigranteve”.

Grupi i te drejtave te njeriut thote ne nje raport te ri se emigrantet ne Greqi, perfshire femijet qe shkojne pa prinderit, kapen dhe cohen ne burg dhe shpesh detyrohen te kalojne kufirin per ne Turqi.

Raporti thote se policia krijon pengesa per emigrantet qe aplikojne per azil dhe refuzon kerkesat e aplikuesve te azilit per seanca te drejta degjimore.

Human Rights Watch thote se intervistoi disa kerkues azili ne veri te Greqise, te cilet thane se ishin mbajtur ne kushte te renda sanitare, mjedise te mbipopulluara me ushqime te pakta dhe se ishin abuzuar nga rojet.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta