Emigracioni, Australia i kerkon ndihme Indonezise

13/10/2009 10:25

Kryeministri i Australise i ka bere nje apel personal presidentit indonezian qe te nderhyje per ndalimin e varkave me emigrante nga Sri Lanka qe kerkojne te arrijne brigjet e Australise.

Kevin Rudd zhvilloi nje bisede telefonike, permes te ciles u kerkoi ndihme autoriteteve indoneziane, pas ndalimit varkes se fundit me 260 klandestine ne bord.

Ne varke, e cila ishte nisur nga Indonezia, ndodheshin 260 klandestine, mes te cileve gra dhe femije, qe kerkonin azil ne Australi. Varka u zbulua nga marina indoneziane dhe u shoqerua per ne perendim te ishullit Java.

Kryeministri Rudd deklaroi se kishte biseduar mbi ceshtjen e trafikut te qenieve njerezore me presidentin Susilo Bambang Yudhoyono, me te cilin ra dakord per vazhdimin e bashkepunimit ne luften kunder ketij fenomeni.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta