Kosove, papunesia shqeteson me shume qytetaret
12/10/2009 17:05
Papunesia eshte problemi qe shqeteson me shume qytetaret kosovare. Keshtu thote nje sondazh i kryer se fundmi nga zyra e UNDP-se ne Prishtine, ne te cilin jane intervistuar 6400 persona.
Sipas sondazhit, pervec papunesise qytetaret kerkojne permiresimin e kujdesit shendetesor, permiresimin e situates energjitike dhe mirembajtjen e rrugeve.
Anketa tregon gjithashtu se ka nje rritje te numrit te qytetareve qe kerkojne sherbime publike.
Por, sakteson me tej raporti, rritja e kesaj kerkese nuk do te thote se qytetaret mbeten gjithmone te kenaqur nga sherbimet.
Top Channel