Kosove-Maqedoni, demarkacioni i paperfunduar
12/10/2009 16:15
Procesi i demarkacionit te kufirit mes Kosoves dhe Maqedonise nuk ka perfunduar ende plotesisht.
Sipas informacioneve te fundit, dy komisionet per shenimin e vijes kufitare kane hyre ne procesin perfundimtar.
Vija kufitare ne zonen e Debelldese vazhdon te jete nje nga pikat kyce te ceshtjes ne fjale, por gjithesesi anetaret e komisionit kosovar tregohen optimiste.
“Deri tani eshte bere nje pune e madhe, sepse 98 % e procesit te shenimit te kufirit ka perfunduar. Ka mbetur vetem dy per qind”, ka deklaruar Murat Meha.
Top Channel