Politikanet shqiptare te opozites ne Shkup vleresojne se Enciklopedia Maqedonase eshte projekt politik i qeverise se Gruevskit, ne vazhden e perpjekjeve te tij per krijimin e shtetit njeetnik.

“Vleresojme se keto tendenca sic jane edhe tendencat radikale per rinumerimin e popullates me shprese se shqiptaret do te dalin 16 % siçc eshte enciklopedia, sic jane incidentet e ndryshme te tifozeve te cilet sulmuan familjet shqiptare, thjesht jane produkt i nje politike e cila investon nga buxheti publik dhe nga taksat qe i paguajne edhe shqiptaret per te krijuar shtetin entik te maqedonasve”, thote deputeti i DR-se, Sulejman Rushiti.

Sa i perket shprendarjes se enciklopedise, kreu i PDSH, Menduh Thaci, shprehet i bindur se ajo nuk mund te ndalet edhe perkunder paralajmerimeve se e njejta eshte terhequr nga shitja. Per fyerjet qe ky botimi ben shqiptareve Thaci, kerkon doreheqjen e partnereve te koalicionit qeveritare kryeministrit Nikolla Gruevski dhe te liderit te BDI-se, Ali Ahmeti.

“Ata jane te dy te cilet i fryen kesaj politike dhe pasojat e saj duken ne çdo veprimtari jetesore apo ne çdo sfere te jetes ku drejtat e shqiptareve leje qe shkelen po tash edhe perçmohen. Une vazhdoje te konstatoje pa nderprere, besoje se njerezit te cilet i kuptojne gjerat degjojne eshte akt i kryer ai liber, ka dale dhe eshte me miliona dhe kjo eshte nje qendrim i paster politik qe ka Qeveria e Maqedonise ndaj qytetareve shqiptare”, theksoi Thaci.

Edhe pse eshte terhequr nga shitja, te interesuarit enciklopedine mund te gjejne shume lehte. Kete e mundesojne piratet e DVD-ve dhe ate me cmim prej 1 euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA