
Gjendja e ekonomise greke eshte teper shqetesuese ishte konkluzioni i pare qe nxorren dy ministrat e rinj te Ekonomise dhe Finances sapo moren ne dore shifrat e para reale, dhjete dite para takimit te tyre me eksponentet e BE.
Borxhi shteteror ne Greqi ka tejkaluar shifren prej 292 miliard eurosh,deficiti ndodhet ne 10% ndersa tkurrja e ekonomise per vitin 2009 pritet te shkoje ne -1.5%.
Te dhenat per gjendjen e ekonomise shkaktojne shok eshte titulli i te perditshmes greke ‘Ta Nea’.
“Problemet e ekonomise greke jane tashme te njohura, dinamizmi dhe mundesite gjithashtu,deklaratat e tjera konkrete do t’i degjoni ne raportet e programatizuara te kryeministrit “, thote ministri i Financave, Jorgos Papakostandinu.
Vete guvernatori i Bankes se Greqise ne takimin me kryeministrin Papandreu dhe presidentin Papulias ka pranuar gjendjen serioze te ekonomise por edhe ka deklaruar se hallka me e veshtire tashme eshte kaluar perderisa sistemi bankar kombetar duroi krizen boterore. Vendit shtoi ai i duhen te pakten dy vjet per t’u rimekembur.
“E njoftova kryeministrin edhe per zhvillimet financiare te cilat sic e dini jane teper shqetesuese,por ne vazhdim biseda u fokusua ne menyren me te cilen mund te perballojme keto probleme”, theksoi guvernatori i Bankes, Jorgos Provopulos.
Burime prane ministrise se Financave theksojne faktin se faza e recensionit ne te cilen ka hyre ekonomia greke do te vazhdoje derisa sa te japin rezultat masat e marra nga qeveria e re.
Me synimin per nje ristartim sa me te shpejte te ekonomise greke qe ndodhet krejtesisht e paralizuar ne ditet ne vazhdim socialistet do te hedhin per aprovim ne parlament dy projekt ligje te cilat kane ne thelb thjeshtezimin e procedurave per krijimin dhe funksionimin e bizneseve , fuqizimin e tregetise, rritjen e likuiditetit ne treg dhe shfrytezimin sa me te mire te poreve ekonomike europiane.
Top Channel